Trashaluq me salmon. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Trashaluq me salmon, presh dhe robiola

Trashaluq me salmon, presh dhe djath Robiola është një pjatë e parë shumë e veçantë, një “gourmet” e dietës mesdhetare. Kërkon pak kohë për t’u përgatitur por ia vlen sepse është shumë e shijshme. Ideale për një festë, darkë apo drekë ku keni miq, do i lini pa fjalë :).

DETAJE

Koha e përgatitjes

25-30 minuta

Koha e gatimit

50-60 minuta

Koha e ndenjes

30 minuta

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

  • 500 gr Presh

  • 100 gr Salmon

  • 100 gr Krem djathi Robiola

  • 50 gr Djath i grirë Grana Padano

  • Hudër

  • Kripë

  • Arrë Moskat

  • Timo

  • Qumësht

  • Piper

PËRBËRËSIT PËR KREPAT:

  • 2 Vezë

  • 300ml Qumësht

  • 40 gr Gjalp

  • Kripë

PËRGATITJA:

  • Si fillim përgatit brumin e krepave. Site miellin në një tas dhe i hedh qumështin në temperaturë ambjenti. E përzien mirë derisa të formohet një lëng i njëtrajtshëm, pa topa mielli. Në një tas tjetër rreh vezët dhe i hedh tek tasi i miellit me qumësht, gjithmonë duke e përzier mirë, derisa të formohet si krem. Në një xhezve shkrin gjalpin dhe e hedh tek tasi me miell, qumësht dhe vezë duke e përzier mirë. E fut brumin në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  • Ndërkohë përgatit preshin me salmon. Heq rripat e jashtme të preshit, ato më jeshilet dhe i vendos të ziejnë për 2-3 minuta në një tenxhere me ujë, se do i përdorësh në fund për të lidhur trashaluqin. Pjesët e tjera që ngelen nga preshi i pret me rrota dhe i pjek në një tigan me pak vaj ulliri, kripë, timo dhe shton pak qumësht të ziejnë e të zbuten mirë. Pastron salmonin nga halat dhe lëkura dhe e pret me katror të vegjël. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe një hudër dhe e skuq hudrën derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. Hedh salmonin e prerë në tigan të piqet duke e përzier shpesh dhe i hedh erëzat timo, pak kripë e piper. I lë të ftohen pak pasi kanë zier si preshi dhe pjekur salmoni.
  • Ndërkohë pjek krepat. Në një tigan jo shumë të madh dhe antiaderent, e lyen me pak gjalp dhe i hedh një garuzhde të vogël me brumin e krepave duke e përhapur në të gjithë tiganin para se të mpikset. E pjek nga të dyja anët për 1-2 minuta e kështu me rradhë, derisa të mbaroj brumi (përmasat janë për 8 krepa pak a shumë).
  • Arritëm tek mbushja e trashaluqit. Tek tigani me preshin e zier hedh kremin e djathit Robiola, pak kripë, timo, djath të grirë Grana Padano dhe pak arrë moskat të grirë. I përzien mirë. Mbush 2 lugë dhe i vendos në qëndër të krepit. I vendos disa katror salmon, i bashkon cepat e krepit dhe e lidh me një fije preshi, të zier më parë (nëse fijet janë shumë të gjëra ndaji). Kështu me rradhë me të gjitha krepat.
  • Në fund i pjek edhe 10 minuta në furrë me 200 gradë Celsius, në një tavë me letër furre, të mos ngjisin. Trashaluqat me presh, salmon dhe djath Robiola janë më në fund gatiii :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *