Makarona me argjinare. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Makarona me argjinare

Makarona me argjinare është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije e dietës mesdhetare. Argjinare vetë ngjan si një lule në pamje, me petale të forta që mbrojnë zemrën e butë të këtij zarzavati kaq të ushqyeshëm, i pasur me hekur e kripëra minerale.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

30-45 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona të shkurtra

  • Argjinare

  • Hudër

  • Majdanoz

  • Vaj uliri

  • Kripë

  • Spec djegës

  • Djath i grirë

PËRGATITJA

Në fillim pastron argjinaren duke filluar që nga bishti, heq pjesën e fundit të bishtit, që është dhe më i fortë dhe e pastron me atë që qëron lëkurën e patateve, përgjatë gjithë bishtit. Pastaj heq petalel e jashtme, ato më të fortat derisa t’i afrohesh zemrës së argjinares, ku petalet janë më të buta. I lan me ujë dhe i pret sa më hollë, në mënyrë që të piqen më shpejt. Në një tigan të gjërë dhe pak të thellë hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën me pak spec djegës (kush e dëshiron), derisa hudra të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe i heq nga tigani. I shton argjinaret e prera hollë, pak kripë, i përzien mirë, i lë 1 min dhe i mbulon me ujë të ziejnë e të zbuten mirë. Ndërkohë vendos një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziesh makaronat. Zien makaronat, i kullon dhe i hedh tek tigani kur argjinaret janë zbutur aq shumë, sa po ti shtypësh bëhen si krem. I përzien mirë dhe i shton majdanozin e prerë hollë me pak djath të grirë (kush e dëshiron). Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *