Kërce patate. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Kërce patate

Kërce patate ose “Crocchette” në gjuhën origjinale është një antipastë vegjetariane e dietës mesdhetare që pëlqehet shumë nga fëmijët, por edhe nga më të mëdhenjt.

DETAJE

30 Kërce
Koha e përgatitjes

15-20 minuta

Koha e gatimit

45-50 minuta

PËRBËRËSIT

  • 1kg Patate

  • 4 Vezë

  • 100gr Djath i grirë

  • 1 Arrë moskat

  • 50gr Peksimadhe

  • Djath pice ose Mocarrela e thatë

  • Vaj për skuqje (nëse do i skuqni)

  • Kripë

PËRGATITJA

Si fillim vendos një tenxhere me ujë e kripë ku do ziesh patatet e lara mirë me gjithë lëkurë. Pasi bën provën me piru, nëse zhytet lehtë tek patatet e ziera, i kullon dhe i lë të ftohen pak para se t’i qërosh lëkurën (me kujdes mos të digjesh). I shtyp si pure dhe i hedh 2 të kuqe veze. I grin arrën e moskatës, i hedh djathin e grirë, pak kripë dhe e punon me duar si një brum. Merr një grusht brumi në dorë, i vendos një copë të vogël djathi pice ose mocarrela në qëndër dhe e rrotullon me duar, si qofte, duke formuar një cilindër të shtypur tek anësoret. Djathi duhet të jetë në qëndër, që pas pjekjes, kur e hap në mes të krijojë efektin e një teli telefoni të dikurshëm (impresionon dhe i kënaq më të vegjëlit :). Rreh 2 vezët e plota dhe veç  përhap peksimadhen në një pjatë. I kalon cilindrat e formuara një herë tek vezët e rrahura, pastaj tek peksimadhja, duke i rrotulluar nga të gjitha anët, edhe anësoret.
Pjekja origjinale është me të skuqur në vaj të nxehtë, por mund t’i piqni edhe në furrë me 200 gradë Celsius, varet nga preferenca.
Nëse do i skuqësh, vendos një tigan me vaj dhe i skuq nga të gjitha anët pasi është nxehur vaji mirë.
Nëse do i pjekësh në furrë, e ndez përpara se t’i futësh në tavë me letër furre dhe i pjek derisa të shikosh që janë bërë kërce, ashtu siç kanë dhe emrin.
Shërbehen të nxehta në mënyrë që të mos e humbasin efektin e djathit brënda si tel telefoni. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *