Biskota për Krishtlindje janë një ëmbëlsirë, simbol i kësaj feste. Përveç se janë të thjeshta e të shpejta për t’u përgatitur, janë dhe shumë të shijshme.
Mund t’i përgatitësh me fëmijët që e kanë shumë qejf dekorimin e biskotave, krijojnë jo vetëm një atmosferë festive por edhe kujtime të shtrenjta :). Mund t’i dhurosh tek familjarët apo tek miqtë më të mirë, të bëra vetë, me dashuri, janë gjithmonë një dhuratë e çmuar:).
DETAJE
Koha e përgatitjes
15-20 minuta
Koha e gatimit
10-12 minuta
Koha e ndenjes
30 min
PËRBËRËSIT PËR DEKORIMIN
250gr Sheqer pluhur
2 Albume veze
40gr Lëng limoni
Kolorant ushqimor (nëse doni ngjyra të tjera)
PËRGATITJA
- Si fillim përgatit brumin e biskotave (kliko për të parë recetën). Do i shtosh brumit pluhur kanelle, arra, bajame, lajthi, çfarë ke në dispozicion, të grira mirë dhe do e fusësh brumin e biskotave, të mbështjellë me celefon kuzhine trasparente, në frigorifer për 30 min. Do e shtrosh brumin me okllai si një petë (duke spërkatur pak miell që të mos ngjisin), por të trashë dhe me formën që dëshiron (si pemë, si yje, etj) do i ndash biskotat. Ngroh furrën që të arrij temperaturën 180 gradë Celsius dhe i vendos në një tavë me letër furre të piqen për 10-12 min, nuk duhet të errësohen shumë, se thahen, por duhet të jenë të buta kur i heq nga furra.
- Pasi janë ftohur pak i dekoron. Për të krijuar glasën e bardhë rreh albumet e vezës derisa të bëhen si shkumë, i shton sheqerin pluhur duke e situr sipër dhe lëngun e limonit, gjithmonë duke e rrahur shpejt derisa të mpikset mirë, mos të rrëshkasi nga piruni. Mbush një qese kuzhine me glasën, i shpon një vrimë dhe duke e shtrydhur qesen dekoron biskotat. Glasa thahet shumë shpejt, prandaj duhet ta hedhësh direkt tek qesja e kuzhinës. Mund t’i vendosësh perla argjëndi, të ngrënëshme prej sheqeri, apo ngjyrues ushqimor tek glasa, nëse dëshiron ngjyra të tjera përveç të bardhës, duhet vetëm fantazi.
- Gëzuar!