Tortë me mollë. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Tortë me mollë

Tortë me mollë është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë, me pak përbërës e plot shije e dietës mesdhetare. Pëlqehet shumë dhe nga fëmijët dhe nevojiten vetëm, miell, sheqer (ose mjaltë), vezë, gjalp dhe kos.

DETAJE

8 Persona
Koha e përgatitjes

10-15 minuta

Koha e gatimit

40-50 minuta

PËRBËRËSIT

  • 3 Mollë

  • 200gr Miell

  • 50gr Gjalp

  • 100gr Sheqer (ose mjaltë)

  • Kanellë

  • Maja birre për ëmbëlsira (1 lugë)

  • 1 Portokall (lëkura)

  • 100gr Kos

PËRGATITJA

Si fillim shkrin gjalpin. Në një tas të gjërë rreh vezët dhe i shton sheqerin, ose mjaltin (unë e preferoj në vënd të sheqerit, kur mundem ta zëvëndësoj), gjithmonë duke e rrahur. I shton gjalpin jo shumë të nxehtë (të jetë ftohur pak), kosin dhe miellin bashkë me majanë për ëmbëlsira, me ngadalë, duke e situr e duke e përzier (rrahur) gjatë gjithë kohës. I grin lëkurën e portokallit, vetëm pjesën e jashtme portokalle, pa arritur tek pjesa e bardhë e lëkurës, duhet vetëm për aromën. I shton kanellë, një mollë të qëruar dhe të grirë (ose me copa, sipas preferencës) dhe vazhdon ta përziesh, në mënyrë që kremi i formuar të jetë i njëtrajtshëm. E hedh kremin e formuar në enën e furrës ku do e pjekësh dhe fillon e i vendos fetat e mollës në formën që dëshiron. I spërkat pak kanellë dhe sheqer plurur sipër. E pjek në furrë për 40-50 minuta me 160-180 gradë Celsius, duke e kontrolluar me një kruajtëse dhëmbësh prej druri, e zhyt afër qëndrës e shikon kur e nxjerr nëse është e thatë, apo jo (nëse shikon që është akoma e lagur lëre të piqet edhe disa minuta të tjera). Pasi është pjekur mund t’i spërkatësh sheqer plurur sipër, kush e dëshiron. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *