Oriz me kungull, spec dhe djath tartufi. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Oriz me kungull, spec dhe djath tartufi

Oriz me kungull, spec dhe djath tartufi është një pjatë e parë, vegjetariane, gourmet e dietës mesdhetare. Një shije që të përqafon :)!

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

35-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kungull vjeshte

  • Oriz

  • Spec i kuq furre

  • Djath tartufi (ose tartuf, apo krem tartufi)

  • Kripë

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Piper

  • Dado

PËRGATITJA

Si fillim përgatit specin e kuq të furrës (kliko për të parë recetën), i jep akoma më shumë shije se po ta përgatitësh me spec të freskët. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe e heq nga tigani. I shton kungullin e vjeshtës, të prerë me copa mesatarisht të vogla dhe i shton pak ujë me dado, 1 gisht, në mënyrë që të zbuten. I shton specin e kuq të furrës, i lë disa minuta të bashkohet shija dhe i shton masën e orizit (varet për sa persona). E skuq pak orizin para se të fillosh t’i shtosh ujë me dado, me ngadalë, sa herë e thith orizi ujin, derisa të piqet. Minutën e fundit i shton djathin e tartufit të prerë me copa të vogla, ose kremin e tartufit, apo tartufin e freskët nëse e ke mundësinë ta gjesh. Ky bashkim shijesh është si një përqafim për kënaqësinë. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *