Makarona me kërpudha Pioppini. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Makarona me kërpudha Pioppini

Makarona me kërpudha Pioppini është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, me pak përbërës por plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona

  • Kërpudha Pioppini

  • Hudër

  • Majdanoz

  • Vaj ulliri

  • Kripë

  • Spec djegës

  • ½ gotë Verë e bardhë

PËRGATITJA

Si fillim pastron kërpudhat Pioppini nga dheu që mund t’i ketë ngelur tek kërcelli. Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej. Në një tigan të gjërë (se do hedhësh makaronat e kulluara në fund) hedh pak vaj ulliri, hudrën dhe pak spec djegës të skuqen, derisa të ndryshoj hudra ngjyrën në të artë dhe speci djegës të ketë lëshuar shijen tek vaji. I shton kërpudhat Pioppini, pak kripë, i përzien mirë dhe i lë me kapak të lëshojnë ujin e tyre e të zbuten. I shuan me gotën e verës dhe i mbulon prapë me kapak. Nëse thahet lëngu që formojnë mund t’i shtosh pak nga uji i makaronave. Hedh makaronat të ziejnë, mua më pëlqen kjo salcë me spaghetti, por edhe me çdo lloj tjetër makaroni i shkojnë njësoj. Pasi kanë zier makaronat i kullon dhe i kalon tek tigani ku do vishen me shijen e kërpudhave (mund t’i shtosh pak nga uji i tyre nëse është tharë shumë). I shton majdanozin e prerë hollë dhe i përzien për 1-2 minuta në tigan që të thithin shijen mirë. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *