Sallatë orizi. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Sallatë orizi me spec të kuq furre

Sallatë orizi me spec të kuq furre, si çdo sallatë e dietës mesdhetare , është shumë e thjeshtë dhe e shpejt për t’u përgatitur, ideale për një drekë apo darkë të freskët në këto ditë të nxehta vere.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

10-15 minuta

PËRBËRËSIT

PËRGATITJA

Si fillim zien orizin basmati në një tigan të gjërë ose në një tenxhere. Hedh pak vaj ulliri dhe i shton masën e orizit (varet për sa persona). E lë të skuqet pak orizi dhe i shton masën e ujit (1 oriz x 2 ujë) me pak kripë.
Në një tas të madh përgatit sallatën. Pret selinon, karrotën dhe shton specat e kuq të furrës (kliko për të parë recetën), të pjekur më parë. Kullon orizin basmati pasi ka zier dhe e hedh tek tasi i sallatës. I shton peshkun ton konservë, duke e shkriftuar me një piru, pak vaj ulliri, kripë dhe e përzien mirë. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *