Radikio në zgarë. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Radikio në zgarë

Radikio në zgarë është një ide gjeniale e dietës mesdhetare për të gatuar dhe konsumuar një nga zarzavatet më të shëndetshme të stinës së vjeshtës. Shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije.

DETAJE

Koha e përgatitjes

1 minutë

Koha e gatimit

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • Radikio

  • Vaj ulliri

  • Kripë

  • Glasë uthulle balsamike

PËRGATITJA

Radikio është pjesë e familjes së çikores. Një zarzavat shumë i lehtë për t’u tretur, veçanërisht i këshilluar për ata që kanë nevojë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të disintosikuar organizmin. Pëmban më shumë ujë dhe fibra, por është i pasur dhe me vitamina si C, K, shumë të grupit B, potas e plot minerale. Ndihmon tretjen dhe është shumë i shëndetshëm për mëlçinë. Është një antioksidant ekselent, lufton plakjen e parakohshme të qelizave, ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Një zarzavat elizir i jetëgjatësisë!
Për të përgatitur radikion në zgarë, si fillim vendos zgarën të ngrohet. Pastron radikion nga gjethet e para dhe e pret o në 2 pjesë, o në 4 pjesë, varet nga madhësia. Pasi është ngrohur pak zgara i vendos të piqen, PA VAJ, ashtu siç janë të prera. I lë 2-3 min dhe i kthen të piqen nga të gjitha anët. I vendos në një pjatë, i spërkat pak vaj ulliri, kripë dhe glasë uthulle balsamike. Gati :-)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *