Supë napoletane. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Supë napoletane “minestrella”

Supë napoletane apo “minestrella” siç njihet këtu, nga vetë prejardhja, nuk ka sesi të mos jetë e shijshme :)!

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

1 orë

PËRBËRËSIT

  • Brokoli (vetëm kërcelli)

  • Patate

  • 1 Qepë

  • Karrota

  • Selino

  • Kripë

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Për të përgatitur këtë supë vegjetariane kaq të thjeshtë por plot shije të dietës mesdhetare nevojitet vetëm kërcelli i brokolit. Zakonisht bëhet me një lloj brokoli që nuk ka lule por vetem kërcell të gjatë dhe gjethe. Pastrohet kërcelli nga gjethet (duke e rrëshkitur dorën tek çdo kërcell nga fundi i gjethes deri në fillim) dhe e pret me copa mesatarisht të vogla (2-3cm). Pastron qepën, karrotën me selinon dhe i pret imët. Në një tenxhere hedh pak vaj ulliri dhe skuq qepën me karrotën dhe selinon, derisa qepa të ndryshoj ngjyrë në të artë (1-2 Min). I shton brokolin dhe e përzien mirë. I shton ujin me kripë dhe e lë të ziej për 25-30 minuta. I shton patatet e qëruara dhe të prera me katror të vegjël, e përzien mirë dhe e lë edhe 25-30 minuta të tjera të ziej edhe patatja. Gati:)

*** Mund ta shoqërosh me disa feta bukë të thekur, si përshesh apo thjesht duke i ngjyer në lëng, ç’të hash…:)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *