Linguine me karavidhe është një pjatë e parë shumë e shijshme. Linguine janë një lloj makaroni pak më të trasha se spaghetti dhe të shtypura, si petë e jo të rrumbullakëta si cilindër, siç janë spaghetti. Këshillohen për këtë lloj salce, pikërisht nga forma e tyre, që i ndihmon të thithin më mirë shijen e mrekullueshme të karavidhes në salcë. Shumë e lehtë për t’u përgatitur me pak përbërës të freskët e bëjnë gatimin një kujtim të paharrueshëm.
DETAJE
Persona
25 minuta
5 minuta
PËRBËRËSIT
1 Karavidhe, e copëtuar në shumë pjesë
Hudër
Spec djegës (një copë e vogël, varet sa pikant është)
1 lugë Vaj ulliri
1 gotë Verë e bardhë
100gr Salcë domatesh
500gr Linguine
Majdanoz
Kripë
PËRGATITJA
Në një tenxhere vendos ujin e makaronave të ziej. Në një tigan hedh vajin e ullirit me hudrën dhe specin djegës, i skuq pak, derisa ngjyra e hudrës të bëhet e artë dhe i hedh copat e karavidhes. I lë 5min të lëshojnë shijen tek vaji dhe e shuan me verën e bardhë. Pasi të ketë avulluar vera, i hedh salcën e domates dhe e lë në zjarr për 15 min. Ndërkohë që uji i makaronave ka zier, i hedh kripën dhe linguinet e shikon te qesja e tyre sa minuta duhen zier (zakonisht 8-9min). Makaronat do i heqësh gjithmonë 1-2min para kohës së zierjes, do i kullosh e do i transferosh tek tigani me karavidhe duke i përzier mirë, ato minuta që ngelen. Në këtë mënyrë, makaroni do e thithi më shumë shijen e salcës së karavidhes. I heq nga zjarri dhe i hedh majdanozin e prerë hollë. Nuk ngelet gjë tjeter vetëm ta shijosh:)!