Tortellini. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Tortellini

Tortellini bën pjesë tek makaronat e freskëta, të bëra vetë. Origjina e këtij makaroni kaq të veçantë, plot shije dhe estetikisht i bukur (ngjan si një kapele:-), është shumë e vjetër, nga Emilia-Romagna dhe përgatitej në raste festash, kryesisht për Krishtlindje. Ajo që ju nevojitet janë disa petë makaroni (kliko për të parë recetën) dhe mbushja, që është mirë të përgatitet 12 orë para, në mënyrë që të forcohet shija.

DETAJE

Koha e përgatitjes

25-30 minuta

Koha e gatimit

5-6 minuta

Mbushja

12 orë në frigorifer

Për Petë makaroni (kliko për të parë recetën):

PËRBËRËSIT

  • 1 Vezë për person

  • 100gr Miell 00 për person

Për Mbushjen:

PËRBËRËSIT:

  • 100gr Mish derri i grirë

  • 100gr Proshutë krudo

  • 100gr Mortadella

  • 150gr Djath parmigiano

  • 1 Vezë

  • Kripë

  • Arrë moskatë

PËRGATITJA

  • Përgatitet në fillim mbushja, zakonisht 1 ditë para se të bëni tortellinit, duhet të qëndroj në frigorifer të paktën për 12 orë. Pastron proshutën dhe mortadelën nga pjesë të forta, i ndan me copa të vogla dhe i grin në një grirëse elektrike, ose nëse keni makineri që grin mishin, akoma më mirë, pastaj i shton mishin e grirë, djathin parmigiano, pak kripë e pak piper. Hidhi vezën dhe arrën moskatë të grirë dhe punoje me duar brumin. Mbështille brumin e formuar me celefon kuzhine dhe fute ne frigorifer për 12 orë.
  • Përgatit disa Petë makaroni (kliko për të parë recetën). Shtron petën e makaronit dhe e ndan me katrorë rreth 3-4cm. Vendos pak mbushje në çdo katror dhe e palos si trekëndësh duke e puthitur mirë me gishta, në mënyrë që të mos hapen kur i zien. 2 cepat më të gjërë të trekëndëshit që formuat i puthit me njëra-tjetrën sikur po formon një unazë në gisht. Është më e thjeshtë kur e bën sesa kur e dëgjon si bëhet, ma beso. Tortellini gatuhet në lëng, si supë për rreth 5-6min. Nëse ke përgatitur shumë tortellini, pasi janë tharë pak, mund t’i ruash deri në 6 muaj, duke i ngrirë në akull, në një qese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *