Tortellini në lëng. Dieta mesdhetare.

Tortellini në lëng

Tortellini në lëng është një simbol i dietës mesdhetare. Origjina është Emilia-Romagna, akoma nuk dihet se ku ka lindur, në Bolonja apo Modena, por kushdo të ketë qënë origjina e saj, tortellini gatuhen në lëng. Është një pjatë që tradicionalisht gatuhet në festa, sidomos për Krishtlindje dhe ka një shije që mbledh në tavolinë. Shumë shpesh këtu dëgjon ta quajnë që ka një shije shtëpie edhe për faktin se gatuhet në festa, atëherë kur mblidhesh më shumë në familje. Me lëng pule apo vegjetale, është një supë që të ngoh, sidomos në ditët e ftohta të dimrit, përveç ngrohtësisë familjare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5-6 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • Tortellini (kliko për të parë recetën)

  • 1 Qepë

  • 1 Karrotë

  • 1 Selino

  • Kripë

  • Ujë

  • 1 lugë e vogël Kurkum

  • Piper

  • Vaj ulliri

  • Dado ose lëng pule

PËRGATITJA

  • Përgatit Tortellini (kliko për të parë recetën)
  • Përgatit lëngun:
    Lëngu i tortellini është ujë me dado, ose lëng pule dhe siç preferoj unë ta gatuaj, me të gjithë përbërësit që kam përshkruar më sipër.
    Në një tenxhere hedh pak vaj ulliri dhe qepën e prerë imët të skuqet pak, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. Pastron karrotën me selinon dhe ashtu siç janë, pa i prerë, i hedh në tenxhere dhe i mbulon me ujë dhe dado
    , ose lëng pule, që të ziejnë. Hedh kripën, piperin, kurkum dhe i vendos një kapak tenxheres. I lë të ziejnë për rreth 15-20min, derisa me një piru e provon nëse karrota është zbutur, i heq nga tenxherja karrotën me selinon dhe i shtyp në një pjatë me piru. I hedh sërish tek tenxherja me lëngun e valuar.
  • Hedh Tortellini në tenxheren me lëngun e valuar dhe i lë të ziejnë për rreth 5-6min. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *