Carbonara, dieta mesdhetare.

“Carbonara”

Makaronat në salcë “Carbonara” janë një pjatë e parë sa e thjeshtë aq dhe e shijshme e dietës mesdhetare. Një kombinim me shumë pak përbërës po të duhur, për të mos e harruar kurrë shijen e saj.

Thuhet se ka lindur nga një bashkim kulture, ajo mesdhetare me makaronat dhe ajo amerikane, me bacon dhe vezë. Gjatë luftës së dytë botërore, kur ushtarët amerikanë zbarkuan në Itali, merrnin me vete bacon dhe një kuzhinjeri Italian i erdhi në mëndje të bashkonte makaronat me vezë dhe bacon, duke i lënë pa fjalë të gjithë :-). Me kalimin e viteve, kjo salcë është kthyer në gatimet tipike të gastronomisë Romane, të cilët e ruajnë me fanatizëm recetën me përbërës: makarona, guanciale- dhjami i faqes së viçit, e kuqe veze, djath pecorino dhe piper. Në mungesë të guanciale-s, mund të përdorni pançetë, që gjëndet dhe më thjeshtë, por mos e lini pa e provuar recetën si origjinalja, me guanciale, nëse e gjeni, do e kuptoni pse romanët janë fanatik ndaj saj :-).

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona

  • Guanciale

  • 1 e kuqe Veze për person

  • Djath i grirë Pecorino

  • Piper

  • Kripë

PËRGATITJA

Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë për makaronat. Veç, në një tigan hedh guanciale (apo pancetë) të prerë me copa të vogla si rripa, pasi i ke hequr pjesën e sipërme, pa vaj sepse do e lëshojnë ato vetë. Lëri të piqen, që të formohen ca kërcë dhe hiqi nga zjarri e kulloji nga yndyra që kanë lëshuar. Hedh makaronat të ziejnë dhe përpara se të jenë gati, rreh të kuqet e vezëve në një tas, i hedh djathin pecorino dhe i përzien mirë. Heq një gotë uji nga makaronat, se mund të nevojitet për ta bërë salcën më kremoze, i heq makaronat dhe i hedh tek tigani i guanciales. I heq nga zjarri dhe i shton kremin me vezë dhe djath dhe i përzien mirë. Këtu mund të të nevojitet pak ujë nga makaronat, për ta bërë më kremoze salcën. I grin piper të freskët sipër dhe e shijon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *