Makarona me qofte. Dieta mesdhetare.

Makarona me qofte në salcë

Makarona me qofte në salcë janë një pjatë e parë që mbledh të madh e të vogël në tavolinë. Kanë një pamje dhe shije të ngrohtë familiare. Përmbledh të gjithë atë kujdesin e një nëne, apo gjyshe, kur je i vogël, se je shumë i dobët e duhet të hash diçka :-). Vetë makaronat të ftojnë të ulesh në tavolinë, me qofte në salcë janë një kënaqësi për shijen, akoma dhe më e madhe.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

25-30 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona

  • Salcë domatesh

  • Mish i grirë

  • Një copë proshutë e pjekur ose një salçiçe italiane (me mish të grirë të freskët)

  • 1 Vezë

  • 1 fetë Bukë ose Peksimadhe

  • Djath të grirë Parmigiano

  • Arrë moskat

  • Majdanoz

  • 1 gotë Qumësht

  • Hudër

  • Kripë

  • Piper

  • Spec djegës

PËRGATITJA

  • Në fillim përgatit qoftet me një brum të thjeshtë. Vendos fetën e bukës në qumësht që të zbutet. Grin copën e proshutës në një grirëse elektrike, ose nëse keni makineri ku grihet mishi, akoma dhe më mirë. Nëse do përdorësh salçiçe italiane, i heq lëkurën dhe e thërrmon. E bashkon me mishin e grirë, në një tas dhe i shton bukën e shtrydhur mirë, në mënyrë që të thërrmohet (nëse do përdorni peksimadhe, thjesht i shton peksimadhe brumit), i shton djathin e grirë, pak arrë moskat të grirë, kripë, piper dhe majdanoz të prerë imët. I hedh vezën dhe e punon me duar brumin duke e përzier mirë. Formon qoftet që duhet të jenë të vogla, në mënyrë që të piqen në salcë.
  • Vendos ujin ku do ziejnë makaronat.
  • Përgatit qoftet në salcë. Në një tigan të gjërë, hedh pak vaj ulliri, hudër dhe një copë të vogël spec djegës, i skuq pak dhe i shton qoftet. I lë të piqen disa minuta duke i rrotulluar nga të gjitha anët dhe i shuan me pak verë. Pasi avullon vera i hedh salcën e domates me të njëjtën sasi uji. I shton kripë dhe piper dhe i vendos një kapak tiganit. Gjatë kohës që zien uji i makaronave, edhe salca gatuhet, derisa të trashet pak.
  • Hidhi kripën ujit në tenxhere kur ka filluar të ziej dhe makaronat. I heq minutën e fundit e i transferon tek tigani me qoftet në salcë. I përzien mirë, duke ruajtur formën e qofteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *