Njoki me pesto stikash dhe karkaleca. Dieta mesdhetare.

Njoki me pesto stikash dhe karkaleca

Njoki me pesto stikash dhe karkaleca ka një shije të mrekullueshme. Pesto me stika pishash është një zbulim, sidomos me karkaleca dhe njoki. Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, e shpejtë e plot shije. Në vënd të farave të pishave (pinoli), përdoren stikat, më mirë nëse përdorni stikat pa kripë, në mënyrë që të mos dali shumë e kripur, e nëse do jetë e nevojshme, i shton kripë. Për të tjerat, përgatitet njësoj si pesto normale (kliko për të parë recetën), borzilok, dhjath i grirë, hudër dhe vaj ulliri. Njoki (kliko për të parë recetën) nëse janë të bëra vetë, akoma dhe më mirë.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

10-15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Njoki (kliko për të parë recetën)

  • Karkaleca të qëruar

  • Stika

  • Borzilok

  • Djath i grirë Pecorino

  • Djath i grirë Parmigiano

  • Vaj ulliri

  • Hudër

  • Kripë

  • 1 gotë Verë e bardhë

PËRGATITJA

  • Në fillim përgatit njoki (kliko për të parë recetën).
  • Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziejnë njoki. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe hudër dhe e skuq pak derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I hedh karkalecat e qëruar dhe i përzien mirë. Vendos një kapak dhe i lë 5 min të piqen, duke i përzier herë pas here. I shuan me gotën e verës. Ndërkohë uji duhet të jetë gati, hedh njokit dhe kur fillojnë e dalin në sipërfaqe i transferon, të kulluara, tek tigani me karkaleca. Mund të nevojitet pak nga uji i njokit, ruaje një gotë.
  • Përgatit peston me stika. Përgatitja është njësoj si pesto normale (kliko për të parë recetën), në vënd të farave të pishës, do hedhësh stika pishe. Pesto përgatitet gjithmonë në fund, në mënyrë që të mos nxihet, por të ruaj atë ngjyrën jeshile të freskët që e karakterizon. E hedh peston tek tigani me njoki dhe karkaleca dhe e përzien mirë. Gati :)!

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *