Sallatë caprese. Dieta mesdhetare.

Sallatë “Caprese”

Sallatë “caprese” është një kënaqësi! E lehtë, e freskët, plot shije dhe shumë e shëndetshme, me përbërësit që karakterizojnë dietën mesdhetare dhe pak flamurin Italian, nga ngjyrat :-). Origjina e kësaj sallate është një nga vëndet perlë të Italisë, ishulli Capri dhe legjendat që qarkullojnë mbi origjinën e kësaj pjate tregojnë se ka lindur pikërisht nga patriotizmi.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • Domate sallate

  • Mocarrela

  • Borzilok

  • Kripë

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Pasi lan domatet, i pret me feta. Kullon mocarrelën nga uji dhe e pret me feta. Vendos nga një fetë mocarrele sipër çdo fete domateje. I vendos nga një gjethe borziloku sipër. I hedh kripë dhe vaj ulliri dhe e shijon. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *