Oriz me kunguj dhe karkaleca. Dieta mesdhetare.

Oriz me kunguj dhe karkaleca

Oriz me kunguj dhe karkaleca është një pjatë e parë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme. Mjaftojnë pak përbërës, si çdo gatim me peshk i dietës mesdhetare, me kusht që të jenë të freskët dhe ato të duhurit 🙂.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Karkaleca

  • Oriz (50gr për person)

  • 2-3 Kunguj jeshil (varen nga madhësia)

  • 1 Qepë

  • 1 gotë Verë e bardhë

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Majdanoz

  • Ujë (masa e orizit x 2)

  • Kripë ose Dado

PËRGATITJA

  • Si fillim pastron karkalecat, nëse nuk janë të qëruar. Do i lësh vetëm trupin, pa kokat, të qëruara. Do pastrosh dhe kungujt dhe do i presësh në formë gjysëm hëne. Në një tigan të gjërë (ku më vonë do i shtosh orizin), do hedhësh pak vaj ulliri dhe qepën e prerë hollë, të skuqet pak derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe do i shtosh kungujt e prerë të skuqen pak, 4-5 minuta. Do i hedhësh orizin dhe do e përziesh mirë me kungujt, do e lësh 1min të skuqet pak orizi dhe do e shuash me pak nga vera e bardhë (me pjesën tjetër do shuash karkalecat). I shton masën e ujit me dado vegjetale ose thjesht me kripë, ngadalë, sa herë që e shikon ujin që po thahet.
  • Ndërkohë, në një tigan tjetër, hedh pak vaj ulliri me hudër dhe pasi është skuqur pak hudra, i shton karkalecat. E mbulon tiganin me një kapak për 2-3 minuta, i përzien mirë e i shuan me verën e ngelur. I lë 2-3min, derisa të avulloj vera, heq hudrën nga karkalecat dhe i shton tek tigani i orizit, në minutat e fundit që i nevojiten orizit të ziej. I përzien mirë dhe pasi ka zier orizi e heq nga zjarri tiganin dhe i spërkat majdanozin e prerë hollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *