Pranvera është stina e rilindjes: pemët, të zhveshura gjatë dimrit nga gjethet e tyre, lulëzojnë. Dielli ngroh përsëri dhe ditët zgjaten. Atëherë, pse na ndodh shpesh të ndihemi të lodhur gjatë kësaj stine? Përgjigjet janë disa dhe (duke mos konsideruar ata që vuajnë nga alergjitë tipike të kësaj stine) është e vështirë të gjesh një solucion të vetëm, që vlen për të gjithë. Por dieta mesdhetare na vjen në ndihmë edhe në këtë rast!
Vëndet mesdhetare kanë adaptuar recetat e gatimit sipas stinës së mbjelljes dhe korrjes, duke iu përgjigjur, në mënyrë natyrale, ndryshimeve fiziologjike dhe të metabolizmit të trupit gjatë çdo cikli stinor.
1- Përzgjidhni ushqime të papërpunuara.
I ftohti i dimrit kërkon më shumë konsum të yndyrnave dhe të proteinave, që i nevojiten trupit të përballoj këto muaj të errët dhe të ftohtë.
Shpesh, me ardhjen e pranverës, flitet gabim për “dieta dizintosikuese”, kur në të vërtetë, trupi jonë di shumë mirë si të dizintosikohet vetë, falë mëlçisë dhe veshkave.
Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të ndihmojmë këto organe të funksionojnë mirë dhe shëndetshëm, ndërmjet ushqimit: duke ndryshuar dietën sipas stinës, ndihmojmë të mos i mbingarkojmë këto organe dhe të aktivizojmë metabolizmin, duke evituar kështu akumulimin e kileve të tepërta.
Frutat dhe zarzavatet e kësaj stine janë burimi më i mirë për t’u ndjerë në formë: argjinaret, specat, bathët, fasulet, kungujt, domatet, etj, janë të gjitha zarzavatet e pranverës, të shëndetshme dhe të shijshme edhe kur konsumohen të freskëta, apo kur gatuhen thjeshtë, si me avull, etj. Në vënd të ëmbëlsirave, preferoni frutat e kësaj stine: kajsitë, qershitë, luleshtrydhet, nespole, pjeshkat, kumbullat dhe pjeprin, janë shumë më të shëndetshme.
2- Më shumë aktivitet fizik.
3- Shijoni diellin.
Një shëtitje në ditët me diell, përveç kënaqësisë që jep dielli mbas një dimri të ftohtë, çlodh muskulaturën, merr vitaminën D, që është thelbësore për shëndetin e kockave, aktivizon një neurotrazmetitor që quhet serotoninë, e cila, në nivelin celebral, ngrë humorin, ul stresin, e shumë benefite të tjera.
Nuk ju duhet asgjë më shumë për të qënë në formë, shëndetshëm. Mirë se vjen pranverë!