Fileto peshku në kërce patate dhe lule kungulli është një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Nëse nuk arrin të gjesh kungujt e freskët me lule, mund të përdorësh kunguj të prerë me feta të holla, si patatet.
DETAJE
5 minuta
25-30 minuta
PËRGATITJA
Si fillim do pastrosh dhe do presësh hollë patatet me një rende, tek pjesa që pret me feta të holla, ose me atë që pastron lëkurën e patateve. Duhet të jenë të prera hollë në mënyrë që të piqet më lehtë derisa të bëhen pak kërce patatet poshtë, shijon më shumë. Do pastrosh lulet e kungullit, do i hapësh petalet që t’i shtrosh sipër filetos së peshkut. Nëse do përdorësh kunguj në vënd të luleve të kungullit, do i presësh njësoj si patatet, me feta të holla. Do marinosh filetot e peshkut (pasi ti kesh kontrolluar mirë mos ka ngelur ndonjë halë), me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Do ndezësh furrën dhe do shtrosh në një tavë letër furrë, ku do pjekësh filetot e peshkut. Do shtrosh poshtë patatet me feta të holla, vendos fileton sipër dhe e mbulon me lulet e kungullit, ose me fetat e kungullit. Do i vendosësh disa domate të vogla sipër, pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe do e fusësh në furrë për 25-30 minuta me 180-200 gradë Celsius. Gati :)!
Lira, je artiste! Sa herë që na gatuan është aventurë për shqisat.
Të falenderoj shumë Eno! Nuk besoj se ka ndonjë kompliment tjetër më të madh se ky :).