Pulë gjuetie "alla cacciatora". Dieta mesdhetare.

Pulë gjuetie “alla cacciatora”

Pulë gjuetie, “alla cacciatora” në gjuhën originale, është një pjatë e dytë tipike e dietës mesdhetare. Traditë e Italisë qëndrore, aty ku gatuhet më shumë, me shumë versione të ndryshme por me dy përbërësit kryesor që i kanë dhënë dhe emrin kësaj pjate, hudra dhe rozmarina, erzat që përdornin më shumë gjuetarët. Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

40-50 minuta

PËRBËRËSIT

  • Pulë e prerë me copa

  • Ullinj

  • Rosmarin

  • Hudër

  • Verë e bardhë

  • Kripë

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Në një tigan të madh do hedhësh pak vaj ulliri me hudër dhe rosmarin të skuqet pak hudra derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe rozmarina të lëshoj shije në vaj. Do i shtosh ullinjtë. Do i lësh 1min të lëshojnë pak shije në vaj dhe do i shtosh copat e pulës. Do i hedhësh kripë e piper, do i përziesh mirë dhe do i vendosësh një kapak tiganit. Pas 5min do i kthesh copat e pulës dhe do i shuash me verë të bardhë. I vendos sërish kapakun per 40-50min, derisa të thahet vera dhe lëngu që krijojnë. Do i përziesh herë pas here dhe nëse lëngu që krijojnë po thahet përpara se të jetë pjekur pula, do i shtosh pak verë sërish dhe do e mbulosh.
Copat e pulës mund t’i marinosh me pak vaj ulliri, kripë, hudër dhe rosmarin në një tas dhe e lë në frigorifer disa orë përpara se ta gatuash. Mishi i pulës zbutet gjatë marinimit, merr më shumë shijes dhe piqet më shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *