Njoki me pesto është një pjatë e parë shumë e shijshme, aq më shumë nëse njoki (kliko për të parë recetën) dhe pesto (kliko për të parë recetën) janë të bëra vetë. Një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Ideale për vegjetarianët.
DETAJE
Koha e përgatitjes
10-15 minuta
Koha e gatimit
3-4 minuta
PËRGATITJA
- Si fillim përgatit Njoki (kliko për të parë recetën).
- Në një tenxhere hedh ujin për të zier njokit. Në momentin që zien uji i hedh kripë dhe njokit.
- Përgatit Peston (kliko për të parë recetën), në 2 minutat e fundit se nxihet po ta përgatitësh shumë përpara. Në momentin që njoki dalin në sipërfaqen e ujit i kullon dhe i bashkon me peston. I përzien mirë dhe … ç’të hash :)!