Sallatë orizi është një pjatë e parë dhe një sallatë e freskët në këto ditë të nxehta, është perfekte për një drekë apo darkë verore. Shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.
DETAJE
15 Minuta
8-10 minuta
PËRBËRËSIT
Oriz bazmati
Peshk ton konservë
Kastraveca turshi
Spec i kuq turshi
Ullinj pa bërthamë
Vaj ulliri
Kripë
Misër i zier
PËRGATITJA
Si fillim përgatit orizin. Orizi bazmati i shkon shumë kësaj sallate, se është më i lehtë. E skuq pak me vaj ulliri në një tenxhere apo tigan, i shton masën e ujit (1oriz x 2 ujë) me pak kripë ose dado dhe e lë të ziej. Ndërkohë, në një tas të madh, ku do i shtosh orizin e zier, përzien peshkun ton me turshitë dhe ullinjtë e prerë me copa të vogla dhe misrin, i shton pak vaj ulliri me kripë (nëse turshitë nuk janë shumë të kripura) dhe i përzien mirë. Pasi orizi ka zier, e hedh tek tasi me turshitë dhe peshkun ton konservë dhe i përzien mirë. Shërbehet e freskët, kështu që mund ta ruash në frigorifer disa orë përpara se ta shërbesh edhe pas, nëse ngelet.