Oriz me kungull dhe shafran. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Oriz me kungull vjeshte dhe shafran

Oriz me kungull vjeshte dhe shafran është një pjatë e parë vegjetariane, tipike e kësaj stine ( edhe pse këtë vit vjeshta nuk po duket akoma :). Shumë e thjeshtë, e shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme, karakteristikë e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Oriz

  • Kungull vjeshte

  • Shafran

  • 1 Qepë

  • Vaj ulliri

  • Kripë ose Dado

  • Piper

PËRGATITJA

Në një tigan të gjërë dhe të thellë skuq qepën e grirë hollë me pak kripë dhe piper, derisa qepa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I shton kungullin e vjeshtës të prerë me katror të vegjël dhe i përzien mirë. I lë të zbutet pak kungulli dhe i shton masën e orizit (varet për sa persona do gatuash). I përzien mirë dhe e lë 1-2 minuta të skuqet pak orizi përpara se t’i shtosh masën e ujit me kripë, ose me dado (1oriz x 2 ujë). Po t’ia shtosh këtë masë uji me ngadalë, sa herë e thith orizi ujin, del akoma dhe më e shijshme kjo pjatë e parë. Disa minuta para se të ketë thithur masën e ujit, do i shtosh disa fije shafran, ose pluhur shafrani dhe do e përziesh mirë. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *