Qofte merluci. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Qofte merluci

Qofte merluci është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur. Një alternativë shumë e shijshme e qofteve të mishit, siç i njohim më shumë, me peshk merluc, gjëndet shumë lehtë edhe i ngrirë e pëlqehen nga i madh e i vogël.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Fileto merluci

  • Peksimadhe

  • Majdanoz

  • 1 Vezë

  • Kripë

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Në fillim pastron merlucin. Nëse ke fileto merluci të ngrira, duhet t’i nxjerrësh të shkrihen nga akulli. Në një tas hedh filetot e merlucit me peksimadhe, kripë, majdanoz të prerë hollë, vezën sipër dhe i përzien mirë me duar duke formuar një brum. Shkëput një grusht të vogël nga brumi, e rrotullon me duar dhe e shtyp pak si qofte. E vendos në një pjatë e kështu vazhdon derisa të mbaroj brumi. Mund t’i skuqësh në vaj të nxehtë ose mund t’i pjekësh në furrë me 200 gradë Celsius për 15-20 minuta, derisa t’i shohësh që po ndryshojnë ngjyrë në të pjekur në sipërfaqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *