Bruschetta me salmon është një antipastë e freskët, e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e lehtë e dietës mesdhetare. Ideale për një drekë apo darkë me bazë peshku.
DETAJE
Koha e përgatitjes
5 minuta
Koha e gatimit
10-15 minuta
PËRBËRËSIT
Bukë me feta
Salmon i marinuar me feta
Krem djathi si Philadelphia, etj
Kripë
Vaj ulliri
Kopër
PËRGATITJA
Në fillim thek bukën e prerë me feta. Pastaj i lyen me krem djathi si Philadelphia, etj, dhe sipër i vendos nga një fetë salmoni të marinuar. I hedh pak vaj ulliri, i spërkat pak kripë dhe kopër. Gati :)!