Vezë "frittata" me patate. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Vezë “frittata” me patate

Vezë “frittata” me patate, e njohur dhe si “tortilla” spanjolle, është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shijshme. Mund ta përdorësh dhe si një antipastë duke e prerë me katror të vegjël. Një pjatë vegjetariane që pëlqehet nga i madh e i vogël.

DETAJE

4 Persona
Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • 4 Vezë

  • 2-3 Patate (varen nga madhësia)

  • Vaj ulliri

  • Hudër

  • Kripë

  • Djath i grirë

PËRGATITJA

Si fillim pastron, qëron dhe pret patatet me copa të vogla, i spërkat pak kripë dhe i pret hollë sipër një thelpie hudër. I përzien me duar të marrin shije. Në një tigan mesatar (ku do marri formën veza) hedh pak vaj ulliri dhe e lë të nxehet pak, para se t’i shtosh patatet të piqen. I përzien mirë, herë pas here, derisa të piqen nga të gjitha anët. Ndërkohë që piqen patatet, në një tas rreh vezët me pak kripë dhe me djathin e grirë. Pasi janë pjekur patatet i hedh vezët e rrahura me djath dhe e mbulon tiganin me një kapak, në mënyrë që nxehtësia ta pjeki vezën edhe në pjesën e sipërme (nuk duhet të jetë e lëngshme para se ta kthesh). Të kthesh vezën “frittata” të duhet pak gjenialitet ose mjeshtëri :), nëse nuk e ke tiganin apostafat për vezë “frittata”. Unë përdor një pjatë të cekët, të lagur, ia vendos si kapak tiganit dhe e kthej duke e mbajtur pjatën të puthitur mirë, në mënyrë që të mos rrëshkasi vaji i nxehtë (kthimi duhet të jetë i menjëhershëm). Mund ta vendosësh në një pjatë dhe e mbulon me një pjatë tjetër sipër dhe e kthen në pjatë pastaj e rrëshket në tigan të piqet dhe pjesa e sipërme. Zgjidh mënyrën më të lehtë për ty për ta kthyer, pa rrezikuar të digjesh. E lë dhe disa minuta të piqet dhe pjesa e sipërme, që tashmë është poshtë, e vendos në pjatën ku e ktheve dhe e shijon. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *