Sallatë finoku me portokall. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Sallatë finoku me portokall

Sallatë finoku me portokall, si çdo sallatë, është e thjeshtë, e shpejtë, e freskët, vegjetariane, plot shije dhe shumë e shëndetshme. Do habiteni sesa shumë shkojnë me njëra-tjetrën.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • Finok

  • Portokall

  • Ullinj

  • Kopër

  • Vaj ulliri

  • Kripë

  • Uthull balsamike

PËRGATITJA

Si fillim lan, pastron dhe pret finokun me rripa. Pastaj lan e pret portokallin (me ose pa lëkurë, varet sesi e preferon) me trekëndësha të vegjël. I bashkon në një tas, i hedh disa ullinj, kopër, vaj ulliri, kripë e uthull balsamike. Gati :)!

3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *