Oriz me portokall. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Oriz me portokall

Oriz me portokall është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë e dietës mesdhetare, e shpejtë, me një shije delikate, ideale për një drekë apo darkë me miq, apo dhe romantike :).

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Oriz

  • 1-2 Portokalle

  • 1 Qepë

  • Djath i grirë Parmigiano

  • 1 Dado

  • Gjalp

PËRGATITJA

Si fillim pastron mirë portokallet, sepse nevojitet edhe lëkura në gatim. Portokallet duhet të jenë të ëmbëla, të pjekura mirë se ndryshe lënë shije të hidhur. Do grish lëkurën vetëm (pa pjesën e bardhë) në një tas të vogël dhe do i shtrydhësh portokallet në një tas tjetër. Në një tenxhere me ujë do hedhësh dadon që ta përdorësh për orizin dhe do e lësh me nxehtësi të ulët derisa të ketë zier orizi. Në një tigan të gjërë do skuqësh qepën e prerë hollë me pak gjalp dhe me pak kripë derisa qepa të ndryshoj ngjyrë në të artë. Do i hedhësh masën e orizit (varet për sa persona) të skuqet pak dhe do e shuash me lëngun e portokallit. Do i shtosh pak ujë me dado, kur ta ketë thithur lëngun e portokallit derisa të ketë zier.. Do i hedhësh lëkurën e grirë të portokallit dhe djathin e grirë Parmigiano (me pak gjalp nëse e dëshiron) e do e përziesh mirë. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *