Feta pule me limon është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, e shpejtë dhe shumë e shijshme.
DETAJE
Koha e përgatitjes
2 minuta
Koha e gatimit
10 minuta
PËRGATITJA
Në një pjatë të sheshtë hedh pak miell dhe i lyen fetat e gjoksit të pulës, të prera hollë, nga të dyja anët. Në një tigan të cekët hedh pak vaj ulliri dhe vendos fetat e gjoksit të pulës me miell të piqen. Pasi janë pjekur nga një anë, i kthen nga ana tjetër, i shuan me lëngun e limonit të shtrydhur dhe i spërkat pak kripë. I kthen disa herë të piqen mirë nga të dyja anët dhe të thithin shijen e lëngut të limonit. Gati:)!