Sallatë avokado me domate. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Sallatë avokado me domate

Sallatë avokado me domate është shumë e thjeshtë, e shpejtë, e shëndetshme, vegjetariane, e freskët dhe plot shije. Mund ta shërbesh edhe si një antipastë.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • Domate

  • Avokado

  • Vaj ulliri

  • Kripë

PËRGATITJA

Si fillim pastron dhe pret domatet me feta (domatet duhet të jenë pak të kuqe, të pjekura e me shije, jo jeshile komplet). Pastaj pastron avokadon nga lëkura dhe e pret njësoj me feta. Vendos një fetë domate dhe një fetë avokado e kështu me rradhë. I spërkat pak kripë dhe vaj ulliri. Nuk ka nevojë për asgjë më shumë. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *