Argjinare "alla Romana". Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Argjinare “alla Romana”

Argjinare “alla Romana” është një antipastë vegjetariane, shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, e shëndetshme dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

35-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • Argjinare

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Majdanoz

  • Mente

  • Kripë

  • Ujë

PËRGATITJA

Si fillim pastron argjinaret nga petalet anësore, do heqësh disa rrjeshta, që janë dhe ato më të fortat dhe do i hapësh petalet me duar duke shtyrë nga jashtë. Do përgatitësh në një tas të vogël pak vaj ulliri, majdanoz, mente, hudër të prerë hollë me pak kripë dhe do i përziesh mirë. Me një lugë të vogël do i hedhësh argjinareve brënda në lule, lëngun e përgatitur duke i lyer mirë si brenda ashtu dhe jashtë. Do vendosësh një tigan të gjërë dhe të thellë me pak vaj ulliri në zjarr dhe do i vendosësh argjinaret me kokë poshtë. Kur fillojnë të skuqen pak, i shton dy gota ujë, sa të mbulosh lulen vetëm, i sperkat pak kripë dhe i mbulon me kapak për 35-40 minuta, duke i kontrolluar shpesh e kur e shikon që janë zbutur mirë, i heq nga zjarri dhe i vendos në një pjatë. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *