Biskota për Krishtlindje. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Biskota për Krishtlindje

Biskota për Krishtlindje janë një ëmbëlsirë, simbol i kësaj feste. Përveç se janë të thjeshta e të shpejta për t’u përgatitur, janë dhe shumë të shijshme.
Mund t’i përgatitësh me fëmijët që e kanë shumë qejf dekorimin e biskotave, krijojnë jo vetëm një atmosferë festive por edhe kujtime të shtrenjta :). Mund t’i dhurosh tek familjarët apo tek miqtë më të mirë, të bëra vetë, me dashuri, janë gjithmonë një dhuratë e çmuar:).

DETAJE

Koha e përgatitjes

15-20 minuta

Koha e gatimit

10-12 minuta

Koha e ndenjes

30 min

PËRBËRËSIT

  • Brum biskote (kliko për të parë recetën)

  • Kanellë

  • Arra, bajame, lajthia

PËRBËRËSIT PËR DEKORIMIN

  • 250gr Sheqer pluhur

  • 2 Albume veze

  • 40gr Lëng limoni

  • Kolorant ushqimor (nëse doni ngjyra të tjera)

PËRGATITJA

  • Si fillim përgatit brumin e biskotave (kliko për të parë recetën). Do i shtosh brumit pluhur kanelle, arra, bajame, lajthi, çfarë ke në dispozicion, të grira mirë dhe do e fusësh brumin e biskotave, të mbështjellë me celefon kuzhine trasparente, në frigorifer për 30 min. Do e shtrosh brumin me okllai si një petë (duke spërkatur pak miell që të mos ngjisin), por të trashë dhe me formën që dëshiron (si pemë, si yje, etj) do i ndash biskotat. Ngroh furrën që të arrij temperaturën 180 gradë Celsius dhe i vendos në një tavë me letër furre të piqen për 10-12 min, nuk duhet të errësohen shumë, se thahen, por duhet të jenë të buta kur i heq nga furra.
  • Pasi janë ftohur pak i dekoron. Për të krijuar glasën e bardhë rreh albumet e vezës derisa të bëhen si shkumë, i shton sheqerin pluhur duke e situr sipër dhe lëngun e limonit, gjithmonë duke e rrahur shpejt derisa të mpikset mirë, mos të  rrëshkasi nga piruni. Mbush një qese kuzhine me glasën, i shpon një vrimë dhe duke e shtrydhur qesen dekoron biskotat. Glasa thahet shumë shpejt, prandaj duhet ta hedhësh direkt tek qesja e kuzhinës. Mund t’i vendosësh perla argjëndi, të ngrënëshme prej sheqeri, apo ngjyrues ushqimor tek glasa, nëse dëshiron ngjyra të tjera përveç të bardhës, duhet vetëm fantazi.
  • Gëzuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *