Brum biskote. Dieta mesdhetare.

Brum biskote

Brum biskote është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur e mund ta përdorësh për biskota, tortë me fruta, apo krostatë me reçel, etj. Kujt nuk i shkon mëndja për një çaj të nxehtë me disa biskota të bëra vetë, sidomos në ditë të ftohta? Shumë të lehta për t’u përgatitur, të personalizuara, sipas shijes, ku ka më mirë:-)! Unë i kam qejf me arra, me kanellë, po mund t’i hedhësh copa çokollate, reçel, nutella, fruta, etj, sipas dëshirës. Mjafton vetëm t’i shtosh tek brumi që do përgatitësh.

PËRBËRËSIT

  • 300 gr Miell 00

  • 100 gr Gjalp i ftohtë frigoriferi

  • 80-100 gr Sheqer (varet sa të ëmbël e do)

  • 1 Vezë e plotë

  • 1 e kuqe Veze

  • 1 lugë Maja pluhur (ose 1 lugë sodë buke)

PËRGATITJA:

Hedh miellin në formë mali, i bën një gropë në mes dhe hedh sheqerin, gjalpin e prerë me copa të vogla (të ftohtë nga frigoriferi), i hedh vezët dhe lugën e majasë. Mund t’i shtosh çfarë ke qejf dhe e punon mirë me duar derisa të formohet brum. E vesh me celefon kuzhine dhe e fut në frigorifer për 30min, në mënyrë që të mpikset brumi. E shtron me okllai si petë dhe i jep formën biskotave. I pjek në furrë me 180-200 gradë Celsius për 10-15min. Do i ndjekësh me sy, të mos errësohen, të mos piqen shumë, se ngurtësohen pasi ftohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *