Bruschetta me djath brie dhe proshutë speck është një antipastë shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
Koha e përgatitjes
2-3 minuta
Koha e gatimit
4-5 minuta
PËRGATITJA
- Si fillim pjek fetat e bukës o në furrë o në zgarë siç i kam pjekur unë, shumë pak sepse do i pjekësh prapë më vonë.
- Pasi i ke pjekur pak bukët, i heq nga furra apo zgara, i vendos nga një fetë djathi brie në qëndër dhe e mbështjell bukën me një fetë proshute speck, duke e rrotulluar proshutën rreth bukës e duke e mbuluar mirë djathin, në mënyrë që të shkrij brenda bukës kur ta pjekësh. I vendos edhe njëherë tjetër në furrë apo në sgarë për 2-3 minuta të tjera, derisa të piqet edhe proshuta speck dhe të shkrij djathi brie në qëndër. Ç’të hash…! Gati :)!