Bruschetta me salmon. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Bruschetta me salmon

Bruschetta me salmon është një antipastë e freskët, e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e lehtë e dietës mesdhetare. Ideale për një drekë apo darkë me bazë peshku.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

10-15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Bukë me feta

  • Salmon i marinuar me feta

  • Krem djathi si Philadelphia, etj

  • Kripë

  • Vaj ulliri

  • Kopër

PËRGATITJA

Në fillim thek bukën e prerë me feta. Pastaj i lyen me krem djathi si Philadelphia, etj, dhe sipër i vendos nga një fetë salmoni të marinuar. I hedh pak vaj ulliri, i spërkat pak kripë dhe kopër. Gati :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *