Bruschetta me domate. Dieta mesdhetare.

Bruschetta me domate

Bruschetta me domate është një antipastë klasike e dietës mesdhetare, sidomos kur bën barbeque, nuk mungon kurrë në tavolinë. Shumë e thjeshtë, vegjetariane, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Një simbol i antipastësdietën mesdhetare me 4 elementët kryesorë që e përfaqësojnë: domate, hudër, borzilok dhe vaji i ullirit. Një “ilac” shumë i shijshëm për organizmin:)!

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • Domate

  • Hudër

  • Borzilok

  • Kripë

  • Bukë e Thekur

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Përpara se të thekësh bukën, përgatit në një tas domatet e prera, me hudrën dhe borzilokun. I hedh vajin e ullirit dhe kripën dhe e përzien mirë, që të formohet ai lëngu i cili do i japi të gjithë shijen bukës së thekur. Pastaj thek bukën dhe me një lugë i hedh sipër domatet bashkë me pak lëng që të zbusi bukën dhe ta veshi me një shije, që ç’të hash…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *