Receta gatimi

Oriz me pulë dhe perime. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.
Pjata të para, Receta gatimi

Oriz me pulë dhe perime

Oriz me pulë dhe perime është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shijshme. Unë përdor salcë Soia për ta shuar orizin, i shkon shumë kësaj pjate dhe duke qënë se është e kripur nuk i shtoj më kripë. Në pamundësi, e shuan me pak verë të bardhë. PËRGATITJA Si fillim […]

Piadinë me salmon. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.
Pjata të para, Receta gatimi

Piadinë me salmon

Piadinë me salmon, me rukola dhe krem djathi si Philadelphia, etj, është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, por mbi të gjitha është shumë e shijshme, sidomos kur piadina (kliko për të parë recetën) është e bërë vetë. Tani në verë, një piadinë e mbushur të zgjidh drekën ose darkën, e freskët, […]

Midhje sauté. Dieta mesdhetare.
Antipasta, Receta gatimi

Midhje “sauté”

Vera është stina e midhjeve dhe midhje “sautè” është një nga antipastat më të njohura verore, sidomos kur dreka apo darka është me bazë peshku. Shumë e lehtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme, ajo që kërkon më shumë kohë është pastrimi i midhjeve. PËRGATITJA Përpara gatimit, midhjet duhet të jenë të pastruara mirë. Në […]

Makarona me açuge. Dieta mesdhetare.
Pjata të para, Receta gatimi

Makarona me açuge

Makarona me açuge është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Me një shije deti, është si një udhëtim i mrekullueshëm në jugun e Italisë, në Siçili veçanërisht, por edhe në Sardenja gatuhet shumë. Një pjatë e denjë e dietës mesdhetare. PËRGATITJA: Vendos një tenxhere me ujë dhe […]

Pulë gjuetie "alla cacciatora". Dieta mesdhetare.
Pjata të dyta, Receta gatimi

Pulë gjuetie “alla cacciatora”

Pulë gjuetie, “alla cacciatora” në gjuhën originale, është një pjatë e dytë tipike e dietës mesdhetare. Traditë e Italisë qëndrore, aty ku gatuhet më shumë, me shumë versione të ndryshme por me dy përbërësit kryesor që i kanë dhënë dhe emrin kësaj pjate, hudra dhe rozmarina, erzat që përdornin më shumë gjuetarët. Shumë e thjeshtë […]