Feta pule kërce. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Feta pule kërce

Feta pule kërce është një pjatë e dytë që pëlqehet nga i madh e i vogël. Një metodë e vjetër e gatimit, duke e kaluar mishin në vezë dhe peksimadhe, ngjan si një kotoletë, por në këtë rast bëhet me feta gjoksi pule të prera hollë. Shumë të shijshme, të thjeshta dhe të shpejta për t’u përgatitur.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 Minuta

Koha e gatimit

20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Feta pule

  • 1 Vezë

  • Peksimadhe

  • Kripë

  • Vaj ulliri

  • Limon

PËRGATITJA

Në një pjatë rreh vezën dhe në një pjatë tjetër hedh peskimadhe. Kalon fetën e pulës tek pjata me vezën e rrahur dhe e lyen nga të dyja anët, pastaj e kalon tek pjata me peksimadhe, duke e lyer nga të dyja anët. Kështu bën me të gjitha fetët e pulës.
1: Mund t’i skuqësh në një tigan me vaj ulliri ose,
2: Mund ti pjekësh në furrë me 200 gradë Celsius për 10-15 minuta, derisa të bëhet si kërce sipër, nga peksimadhe.
Pasi i ke pjekur me mënyrën që dëshiron, i shtrydh një limon sipër dhe i spërkat pak kripë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *