Feta pule me limon. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Feta pule me limon

Feta pule me limon është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, e shpejtë dhe shumë e shijshme.

DETAJE

Koha e përgatitjes

2 minuta

Koha e gatimit

10 minuta

PËRBËRËSIT

  • Feta gjoksi pule

  • 1 Limon

  • Vaj ulliri

  • Miell

  • Kripë

PËRGATITJA

Në një pjatë të sheshtë hedh pak miell dhe i lyen fetat e gjoksit të pulës, të prera hollë, nga të dyja anët. Në një tigan të cekët hedh pak vaj ulliri dhe vendos fetat e gjoksit të pulës me miell të piqen.  Pasi janë pjekur nga një anë, i kthen nga ana tjetër, i shuan me lëngun e limonit të shtrydhur dhe i spërkat pak kripë. I kthen disa herë të piqen mirë nga të dyja anët dhe të thithin shijen e lëngut të limonit. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *