Fettuccine

Fettuccine të bëra vetë janë shumë të thjeshta dhe të shpejta për t’u përgatitur. Në fillim përgatitet peta e makaronit (kliko për të parë recetën) dhe pastaj pritet në formën karakteristike të fettuccine. Kush ka makineri që priten makaronat e ka vendin për fettuccine, mjafton ta kalosh petën e makaronit tek kanali i fettuccine. Për ata që nuk e kanë këtë makineri, do e palosësh petën e makaronit si fizarmonikë, si një freskuse vere dhe do e presësh në gjërësi, në trashësinë e një gishti dore. Do i hapësh pasi i ke prerë, do i spërkatësh pak miell sipër dhe do i përziesh me duar, në mënyrë që të mos ngjisin me njëra-tjetrën.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

2-3 minuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *