Fileto peshku në tigan. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Fileto peshku në tigan

Fileto peshku në tigan është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë, e shpejt e plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Fileto peshku

  • Domate qershi

  • Ullinj

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Kripë

PËRGATITJA

Në një tigan të gjërë dhe të cekët hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën. I shton ullinjtë të lëshojnë shije dhe i hedh domatet qershi. I lë 1-2 minuta dhe vendos sipër filetot e peshkut duke i spërkatur pak kripë. Unë përdora fileto merluci, por me çdo lloj peshku shkon shumë si recetë. I gatuan për 15-20 minuta, duke i kthyer herë pas here, në mënyrë që të marrin shijen nga të dyja anët. Shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije. Gati :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *