Kërpudha në tigan. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Kërpudha në tigan

Kërpudha në tigan janë shumë të thjeshta, të shpejta, për vegjetarianët dhe shumë të shijshme. Mund t’i përdorësh si një antipastë, në vënd të sallatës, apo për të shoqëruar mishin, ose peshkun, shkojnë shumë me të dyja.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

10-15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kërpudha

  • Vaj ulliri

  • Hudër

  • Majdanoz

  • Kripë

PËRGATITJA

Si fillim paston mirë kërpudhat dhe i pret hollë me feta. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën. I shton kërpudhat e prera dhe i pjek duke i përzier shpesh herë. Pasi e kanë lëshuar ujin që formojnë në fillim i hedh kripë dhe i lë të piqen. Unë i kam qejf të pjekura mirë, të krijojnë ca kërce tek anësoret. Pasi janë pjekur i shton majdanozin e grirë hollë. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *