Kërpudha të mbushura. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Kërpudha të mbushura në furrë

Kërpudha të mbushura në furrë është një antipastë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije e dietës mesdhetare. Një mënyrë tjetër për t’i gatuar e shijuar kërpudhat.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

25-30 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kërpudha champignon

  • Majdanoz

  • Peksimadhe

  • Vaj ulliri

  • Djath i grirë Parmigiano

  • Kripë

  • Hudër

PËRGATITJA

Si fillim pastron mirë kërpudhat champignon, që kanë formën e duhur për t’u mbushur. I pret këmbën afër rrënjës dhe pjesën e poshtme që është në kontakt me tokën dhe i përdor për mbushjen bashkë me hudrën e majdanozin të prera imët. I shton pak peksimadhe dhe djathin e grirë dhe i përzien mirë. Fillon e mbush kërpudhat një e nga një, i vendos në një tavë me letër furre, i spërkat pak kripë me vaj ulliri dhe i pjek me 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *