Krem pastiçerie i bërë vetë është shumë i shijshëm, i thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund ta përdorësh për ëmbëlsira si tortë me fruta (kliko për të parë recetën), për tortë me peta, për të mbushur “croissant” për mëngjes, etj.
DETAJE
Koha e përgatitjes
10 minuta
Koha e gatimit
15-20 minuta
PËRBËRËSIT
400 ml Qumësht
4 të kuqe Veze
40 gr Miell 00
80-100 gr Sheqer
1 shkop Vanilje ose lëkurë limoni e grirë
PËRGATITJA
- Në një tenxhere hedh qumështin me vaniljen ose i grin lëkurën e limonit, pa arritur tek pjesa e bardhë, vetëm lëkurën e jashtme dhe e vë me nxehtësi të ulët pa e çuar në zierje, e mban në atë temperaturë për 5min.
- Në një tas hedh të kuqet e vezëve me sheqerin, i përzien mirë dhe i hedh miellin.
- Hedh qumështin tek tasi me vezët, sheqerin dhe miellin e i përzien mirë në mënyrë që të mos krijohen topa të vegjël, të jetë lëngu i njëtrajtshëm.
- I transferon në tenxhere dhe e çon në temperaturën para se të filloj zierjen, duke e përzier mirë, derisa të filloj të trashet pak. E heq nga zjarri dhe e lë të ftohet e mpikset.