Krostatë me reçel. Dieta mesdhetare.

Krostatë me reçel

Krostatë me reçel nuk mungon kurrë, sidomos në dimër. Është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur. Ajo që të nevojitet është brumi i biskotës dhe një kavanoz me reçel të frutit që ju pëlqen më shumë. Bëhet edhe me nutella, në vend të reçelit. Pëlqehet shumë dhe nga më të vegjëlit, prandaj nuk mungon kurrë nëpër festa por edhe në shtëpi, për mëngjes a gjatë mbasdites, mund ta thyesh urinë me një fetë krostatë.

DETAJE

Koha e përgatitjes

35 minuta

Koha e gatimit

20 minuta

Persona

6

PËRBËRËSIT

  • 300 gr Miell 00

  • 100 gr Gjalp i ftohtë frigoriferi

  • 80-100 gr Sheqer (varet sa të ëmbël e do)

  • 1 Vezë e plotë

  • 1 e kuqe Veze

  • 1 lugë Maja pluhur (ose 1 lugë sodë buke)

  • 1 kavanoz Reçel

PËRGATITJA

Në fillim do përgatitësh brumin e biskotës (kliko për të parë recetën). Ndërkohë do ndezësh furrën që të arrij temperaturën 180-200 gradë Celsius. Pasi kanë kaluar 30min për brumin, do e nxjerrësh nga frigoriferi dhe do i shkëputësh një top të vogël, që t’i përdorësh si rrypa sipër. Pjesën tjetër do e hapësh me okllai dhe do e vendosësh në tavë me gjërësi 24 cm diametri. Do e shposh me piru gjithandej dhe do i hedhësh reçelin. Me atë topin e vogël që shkëpute më parë, do formosh disa rripa dhe do i vendosësh sipër reçelit në gjatësi dhe gjërësi, si në foto. Do e fusësh në furrë për 20min, derisa të shohësh që brumi i biskotës po ndërron ngjyrë në të verdhë të errët. Hiqe krostatën nga furra dhe lëre 10min të ftohet jashtë përpara se ta presësh për ta shërbyer. Gati për t’u shijuar:)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *