Kungull me Philadelphia. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Kungull me Philadelphia

Kungull me Philadelphia është një antipastë vegjetariane, shumë e shpejtë, e thjeshtë e plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

10-15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kunguj jeshil

  • Mente

  • Krem djathi Philadelphia

  • Kripë

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Në fillim do pastrosh kungujt dhe do i presësh me feta të holla për së gjati. Do i pjekësh në një piastër nga të dyja anët. Në një tas do përgatitësh kremin e djathit Philadelphia, ose çdo krem djathi tjetër, me pak vaj ulliri, kripë e mente të prerë hollë. Do e përziesh mirë dhe me një lugë të vogël do mbushësh fetat e kungujve, duke vendosur një lugë në një cep të kungullit e pastaj e mbështjell si rrotë. Kështu me të gjitha fetat e kungullit. Në fund i spërkat pak vaj ulliri, kripë e gjethe mente. Gati:)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *