Makarona “alla gricia” është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, e shpejtë, me pak përbërës por e pasur në shije. Kush ka qënë në Romë, apo në krahinën Laziale, do ketë dëgjuar patjetër për këtë pjatë tradizionale të dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
15-20 minuta
PËRGATITJA
Si fillim vendos një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej për makaronat. Ndërkohë që zien uji, pret copën e “guanciale”, që është pjesa dhjamore e faqes, ose të pançetës nëse nuk gjeni dot “guanciale”, me katror të vegjël. I hedh në një tigan të skuqen me vajin e tyre, pa i shtuar vaj, sepse e lëshojnë vetë. Pasi janë pjekur mirë, i heq nga zjarri dhe i kullon pak nga vaji që lëshojnë (nëse kanë lëshuar shumë). Hedh makaronat të ziejnë, i kullon por ruan pak ujë se do të të nevojitet për ta bërë më kremoze dhe i hedh tek tigani me guanciale, ose pançetë. I përzien mirë, i shton pak nga uji i makaronave, pak djath të grirë e piper dhe vazhdon ta përziesh mirë dhe shpejt, derisa të bëhet më kremoze. Makaronat “alla gricia” janë gati :)!