Makarona me açuge. Dieta mesdhetare.

Makarona me açuge

Makarona me açuge është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Me një shije deti, është si një udhëtim i mrekullueshëm në jugun e Italisë, në Siçili veçanërisht, por edhe në Sardenja gatuhet shumë. Një pjatë e denjë e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Açuge konservë

  • Majdanoz

  • Peskimadhe

  • Limon (lëkura vetëm)

  • Hudër

  • Spec djegës (një copë e vogël)

  • Vaj ulliri

  • Kripë

PËRGATITJA:

Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziejnë makaronat. Në një tigan skuq hudrën me pak spec djegës, derisa hudra të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe e heq nga tigani, bashkë me specin djegës, janë vetëm për të lëshuar shijen. Hedh açuget në tigan dhe fillon i shtyp me një lugë druri, duke i përzier derisa të formohet një krem. I shton peskimadhen, sasia me sy, për një kuti açuge, rreth 4 lugë peskimadhe dhe e përzien me açuget si krem, derisa të thahet mirë, të shkriftohet. Hedh makaronat të ziejnë. Ndërkohë pret hollë majdanozin e larë dhe e hedh në tiganin me açuge dhe peskimadhe. I përzien mirë. Kullon makaronat dhe i hedh në tigan duke i përzier mirë. E heq nga zjarri tiganin me makarona dhe i grin pak lëkurë limoni sipër. Ç’të hash…:)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *