Makarona me domate, borzilok dhe fara pishe është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, vegjetariane dhe gjithmonë e shijshme. Unë i përgatis shpesh herë, në dimër e në verë, më merr malli për shijen që kanë. Domatet duhen të jenë të freskëta, të vogla, sa më të kuqe, në mënyrë që të lëshojnë më shumë shije. Borziloku me farat e pishave i japin një freski si në shije ashtu dhe në pamje. Spaghetti është lloji i makaronit që i shkon më shumë.
DETAJE
5 minuta
15-20 minuta
PËRGATITJA
Vendos një tenxhere me ujë për të zier makaronat. Veç, vendos një tigan të gjërë se do i hedhësh makaronat 2 minutat e fundit të marrin shijen mirë, hedh pak vaj ulliri, hudrën dhe një copë të vogël spec djegës dhe i skuq pak. I shton disa gjethe borzilok të lëshojnë shije tek vaji dhe farat e pishave. Pas 2-3min i hedh domatet e lara, ashtu siç janë, pa i prerë dhe i shton pak nga uji i makaronave. Kur uji i makaronave ka zier, i hedh kripën dhe makaronat. Makaronat do i heqësh 2 minutat e fundit dhe do i transferosh tek tigani, të kulluara, që të thithin mirë shijen e salcës, duke i përzier mirë. Mund t’i hedhësh pak djath të grirë sipër, kush e dëshiron. Gati :)!